Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
Ashtu siç pritej, protestat në shtetet e bashkuara të Amerikës janë riaktivizuar, jo vetëm duke zgjeruar hartën por dhe duke u bërë edhe më të dhunshme. Në ditën që duhej të përkujtohej fundi i skllavërisë në vend, mijëra njerëz kanë mbushur rrugët dhe sheshet në qytete të ndryshme kundër dhunës racore.
Këto pamje vijnë nga Washingtoni, ku demonstruesit kanë rrezuar bustin e Albert Pike, një gjeneral i luftës civile amerikane. Ata nisën ta godasin dhe më pas i vunë edhe flakën.
Policia u tregua e kujdesshme, duke ndërhyrë vetëm në momentin e shuarjes së flakëve, gjë ë cila ka irrituar presidentin Donald Trump. Në një postim në twitter ai shkruan se policia nuk po bën punën e saj, dhe se protestuesit duhet të arrestohen.
Pamje të ngjashme vijnë edhe nga Carolina e Veriut dhe San Fransisco ku protestuesit rrëzuan buste te tjerë që u përkasin figurave të lidhura me monarkinë dhe tregtinë e skllevërve.
Në shumë shtete amerikane, monumentet e lidhura me luftën civile janë shkatërruar, rrëzuar dhe dhunuar, pasi konsiderohen si fyerje ndaj komunitetit afro-amerikan.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended