Në 75-vjetorin e CDU-së, ish-Presidenti i Bundestagut, Norbert Lammert vlerëson anët e forta të kancelarëve gjermanë nga radhët e kësaj partie: Konrad Adenauer, Helmut Kohl dhe Angela Merkel. ai u ndal tek këto tre figura duke qenë së qëndruan më gjatë në postin e shefit të ekzekutivit. Për Helmut Kohlin, Lammert vlerëson që "Kohl-i ishte në një mënyrë të ngjashme një rast fatlum për Gjermaninë në një situatë konkrete historike, siç ishte Adenaueri pas Luftës së Dytë Botërore. Fuqia më e madhe e Kohlit ishte aftësia për të ngjallur besim te personi i tij." Por kur vjen fjala tek Merkeli, ai beson se "popullariteti i saj do t'i lërë pas paraardhësit". Këtë e argumenton me faktin që Angela Merkel është ajo që I ka polarizuar më pak njerëzit dhe I ka shtuar CDU-së shumë vota nga drejtime të ndryshme politike . "Mendoni për krizën e refugjatëve! Ajo impresionoi njerëz që ndryshe nuk do të kishin votuar kurrë për CDU-në, përfshirë intelektualë dhe artiste?, thotë Lammert. Suksesin e madh të Merkelit, ai e lidh edhe me stilin e saj të drejtimit."Për shkak të mënyrës së vet pa pretendime të drejtimit të postit, të orientuar te detyra, me sa më pak mendjemadhësi që të jetë e mundur; pa interesin për të pasur ndonjë përfitim, apo për ndonjë inskenim protokollar, eshte kthyer në një figurë shumë të dashur për njerëzit?, shprehet ai.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Merkel#TopChannel