Dy statuja janë vandalizuar në Paris në mesin e lëvizjes globale për heqjen e monumenteve të lidhura me kolonializmin dhe skllavërinë. Një prej tyre I përket administratorit kolonialist, Hubert Lyautey dhe tjetra filozofit të famshëm, Volter, i akuzuar gjithashtu për përfitime nga tregtia e skllevërve. Protestuesit I qëlluan të dyja me bojë të kuqe. Lyautey ishte një figurë kyce për interesat franceze në Indokinë dhe ndihmoi në shtypjen e rebelimit të një grupi kryengritësish anti-franceze në kufirin me Kinën. Volteri nga ana tjetër, një prej shkrimtarëve dhe filozofëve më të njohur të vendit, kishte investuar në Companie des Indes, një kompani perandorake e përfshirë fuqishëm në tregtinë e skllevërve. Thuhet madje se një anije skllevërish kishte marrë emrin e dicka, gjë që Volteri, I cili në të vërtetë quhej François-Marie Arouet, pretendohet se e konsideronte një nder. Statujat dhe monumentet janë bërë kthyer në temë debati, e në shumë raste edhe në objektiva të vandalizmit, në vazhdën e protestave globale të Black Lives Matter pas vdekjes së George Floyd në SHBA. Presidenti Emmanuel Macron megjithatë e bëri të qartë të djelën se Franca nuk do të ?fshijë asnjë gjurmë të historisë së saj? dhe u zotua që statujat e figurave historike, të mos lëvizin nga vendi.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HubertLyautey#EmmanuelMacron#TopChannel