Ligue 1 në Francë në sezonin 2020/2021 do të jetë me 20 skuadra, ashtu sic ishte parashikuar që nga momenti kur u mor vendimi për mbylljen përpara kohe të sezonit 2019/2020 në 28 prill. Ky është vendimi i marrë nga Asambleja e Përgjithshme e Ligës Franceze në mbledhjen e zhvilluar këtë të martë dhe tani ai pritet të ratifikohet edhe nga Federata Franceze e Futbollit në 26 qershor.
Vendimi për mbajtjen e formatit aktual të Ligue 1 u miratua me 74.49% të votave në këtë Asamble. tani mbetet për t'u kuptuar se cfartë do të ndodhë me Amiens dhe Toulouse, dy skuadra që kanë rënë në Ligue 1 në momentin kur u vendos mbyllja përpara kohe e kampionatit në fund të muajit prill, por që kanë kërkuar qëndrimin në Ligue 1.
Javën e Kaluar Këshilli i Shtetit, instanca më e lartë administrative në Francë konfirmoi pezullimin e kampionatit me PSG kampione, por anuloi zbritjen nga kategoria të Amiens e Toulouse dhe zhvillimin e një kampionati me 22 skuadra. Por me vendimin e kësaj të martë, Asambleja e Përgjithshme e Ligës Franceze duket se po e kthen atë të Këshillit të Shtetit.
Ndaj vendimit të LFP nuk do të ketë apelime që do të thotë se Amiens e Toulouse do të bien në Ligue 2 për t'ia lënë vendin Lorient dhe Lens nëse Federata Franceze e Futbollit në Asamblenë e saj do të konfirmojë vendimin e Ligës
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
# Ligue1#TopChannel