Në prag të vizitës së delegacionit të Kosovës në Washington, Kryeministri Avdullah Hoti ka zhvilluar një takim me Presidentin Hashim Thaçi, për të bashkërenduar qëndrimet para takimit me palën serbe.
Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Hoti kanë vizion të qartë dhe pajtueshmëri të plotë për një përfaqësim shtetëror sa më dinjitoz në rifillimin e dialogut, i cili pritet të jetë i vështirë, u tha në një komunikatë për media, të lëshuar nga Presidenca.
Nuk dihet nëse në Washington do të zhvillohet ndonjë takim ndërmjet presidentit të SHBA-së Donald Trump me Presidentin Hashim Thaçi.
Nga Presidenca kanë konfirmuar për Televizionin Klan vetëm takimin e palës kosovare me atë serbe në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e të dërguarit special të SHBA-së për dialogun, Richard Grenell.
Ndërkohë Kryeministri Hoti ka raportuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për takimin me palën serbe, që do të zhvillojnë në Washington.
Para se të udhëtojë për në Washington, Kryeministri Hoti të enjten do të qëndrojë në Bruksel, ku do të takohet me udhëheqës të Komisionit Evropian dhe ata të Këshillit Evropian, për të diskutuar për çështjen e liberalizimit të vizave dhe hapat që ka ndërmarrë Kosova në luftimin e Covid-19.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/