Në harkun kohor të 24 orëve të fundit janë shënuar 2 viktima nga koronavirusi. E para ka qenë një 34 vjecare nga Librazhdi, për të cilën u tha se kishte edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Viktima në moshë të re vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, dhe hipertensioni. Ajo ishte e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërkohë në orët e pasdites, një tjetër i moshuar humbi jetën i prekur nga covid 19. Një pacient 90 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i prekur nga COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese si silikoza dhe hipertensioni.
Nga fillimi i epidemisë, 48 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore dhe terapive të mjekimit.
Ministria e shendetsise informoi gjithashtu se ne spitalin infektiv vijon te jete i larte numri i te shtruarve dhe aktualisht jane 82 paciente qe po marrin trajtim. Nderkaq ne terapine intensive jane te shtruar 14 paciente.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Situata#Virusi#TopChannel