Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
Policia malazeze ka arrestuar dhjetëra persona pas disa tubimeve pro-serbe në Podgoricë dhe qytete të tjera. Protestat u thirrën nga zyrtarë të opozitës, të cilët përkrahin lidhjet më të ngushta me Serbinë dhe Rusinë. Ato sipas ekspertëve, reflektojnë tensionet politike në vend përpara zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për 30 gusht.

Trazirat shpërthyen në qytetin bregdetar, Budvë, ku tensionet kanë qenë të larta për shkak të një mosmarrëveshje mes autoriteteve komunale.Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit dhe arrestoi 17 vetw. Në kryeqytetin Podgoricë, përfunduan në pranga 18 protestuesve e dhjetëra të tjerë u ndaluan nw pjesë të tjera tw vendit.Tensionet në Budva filluan në 17 qershor, kur kryetari Marko Carevic, i cili është besnik i opozitës pro-serbe të Malit të Zi, nuk pranoi t'ia dorëzonte pushtetin koalicionit qeverisës, pasi humbi kontrollin e shumicës në asamblenë lokale. Në fillim të këtij viti, Kisha Ortodokse Serbe zhvilloi për javë të tëra protesta në Mal të Zi, kundër ligjit për fetë. Krerët e kishës pretenduan se përmes atij ligji ata do humbinin pronat. Ligji qw hyn nw fuqi nw janar thotë se bashkësitë fetare duhet të dëshmojnë pronësinë e tyre para vitit 1918 - vitin kur Mali i Zi u bashkua me Mbretërinë e Jugosllavisë dhe kisha e saj iu bashkua Kishës Ortodokse Serbe, duke humbur të gjithë pronën e saj.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MaliiZi#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended