Eduart Guza ose i njohur me emrin Bardhi Guza, është arrestuar nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, pasi në rrjetet sociale bënte thirrje për vrasjen e hebrenjve.
39-vjeçari nga Shijaku publikonte material dhe mbështeste vrasjen e hebrenjve, të cilët i quante çifutë, siç dallohet edhe në këto foto të zbuluara nga Antiterrori.
Hetimi ka nisur më 7 Janar, kur Bardhi Guza ka bërë një postim në rrjetet sociale që nëse ?je rab mos ma merr shpirtin pa i ther ja 100 çifutë?.
Sapo ka konstatuar këtë postim, policia dhe Antiterrori e kanë mbajtur në vëzhgim dhe përgjim 39-vjeçarin.
Ai ka vijuar me postimet ?bëhuni njerëz, vritni një çifut? në rrjetet sociale, por edhe në portale. Pas 5 muajsh hetime, Antiterrori e ka arrestuar.
Televizioni Klan zbardh edhe dëshminë e Eduart Guzës para oficerëve të policisë, i cili ka mohuar gjithçka.
?Nuk mbaj mend nëse kam kryer veprime të paligjshme. Nuk kam patur qëllim të bëj nxitje urrejtje ndaj komunitetit hebre apo thirrje racore?.
Pavarësisht dëshmisë, Antiterrori e akuzon Eduart Guzën për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste dhe për nxitje të urrejtjes.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/