• 6 years ago
Një studim i fëmijëve evropianë me Covid-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, sugjeron se vdekjet janë jashtëzakonisht të rralla.


Vetëm katër nga 582 fëmijë kanë vdekur ? dy prej të cilëve kanë pasur sëmundje shoqëruese.

Simptomat te fëmijët janë përgjithsësisht të buta, ndërsa disa nuk kanë fare.

Sipas studimit, rreth një në dhjetë fëmijë ka pasur nevojë për kujdes intensiv.

Studiuesit, të udhëhequr nga një ekip i spitalit të fëmijëve në Londër ?Great Ormond Street?, kanë analizuar gjendjen e 582 fëmijëve, të moshës tre ditë deri në 18 vjeç, në 25 vende të Evropës.

Ata të gjithë kanë qenë të prekur me Covid-19 gjatë pikut fillestar të pandemisë në muajin prill.

Çereku i tyre kanë pasur sëmundje shoqëruese.

Fëmijët e studiuar kanë pasur zakonisht temperaturë (65%), infeksion të traktit të sipërm respirator (54%), pneumoni (25%) dhe simptoma gastrointestinale (22%).

Disa nga fëmijët (16%), shumica e të cilëve janë testuar për shkak të kontaktit të ngushtë me një rast të njohur, nuk kanë pasur fare simptoma.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kids#Symptoms#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended