Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
Te denuarit qe perfituan liridaljen nga qelia per shkak te pandemise do te rikthehen ne qelite e burgut javen e pare te korrikut. Frika e shpërthimit komunitar të koronavirusit detyroi Ministrine e Drejtësisë të përgjigjej me një skenar të ngjashëm me shumë vende të tjera të Evropës. Në listën për leje të detyruar tre mujore për afro 600 të burgosur, pasi u vërtetuan të gjithë elementët që kishin të bënin me sigurinë e kthimit sërish në qeli, apo largimin e rrezikut se mund të konsumonin ndonjë tjetër vepër penale lista përfundimtare pati vetëm 476 të dënuar.

Por, as kjo shifër nuk përfundoi e gjithë në shtëpi, pasi disa ishin të paqartë nëse kjo kohë do u quhej apo jo kohë e kryerjes së dënimit, ne disa raste nuk pranoheshin nga familja dhe një pjesë kishin frike për jetën, sepse shumë kanë hasmëri të vjetra. Edhe pse Akti Normativ për këtë çështje kishte parashikuar lirimin e përkohshëm të të dënuarve me rrezikshmëri të ulët, pati nga ata që nuk dëshironin kthimin në shtëpi. Sipas Aktit Normativ të gjithë ata të dënuar me vendim të formës së prerë dhe që u kishin mbetur 3 vite burgim si ata që u kishin mbetur më pak se 5 vjet burgim, por mbi 60 vjeç, u konsideruan si pjesë e personave që do karantinoheshin në shtëpitë e tyre. Akti normativ i miratuar nga qeveria më 23 mars 2020 në pikën 9-të tij parashikonte dhe penalitetin për të gjithë ata që shkelnin këtë rregull. Sipas nenit në fjalë ?detyrimi për t?u kthyer në përfundim të periudhës së qëndrimit të përkohshëm dhe moskthimi në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale rëndonte pozitën e tyre juridike. Ndërkohë Kodi Penal në këtë nen parashikon se kjo është vepër penale e largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit dhe masa e dënimit është deri në 5 vite. Por si do të rikthehen ata në burgje? Sipas Aktit Normativ, të gjithë të burgosurit kur të përfundojnë lejen e posaçme 90 ditore, para se të futen në burgje do t?i nënshtrohen testit të COVID-19 për të mos rrezikuar ata që kanë mbetur në qeli edhe para kësaj periudhe.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TeBugosurit#Liridalje##TopChannel

Category

📺
TV

Recommended