Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
Kryeministri britanik, Boris Johnson, e përshkroi krizën e koronavirusit si ?katastrofë? për Mbretërinë e Bashkuar, por tha se tani nuk është koha për të hetuar atë që mund të jetë bërë keq.

?Kjo është një katastrofë. Mos t?i zbusim fjalët tona. Ka qenë një makth absolut për vendin dhe vendi ka përjetuar një tronditje të thellë?, tha Johnson për Times Radio në Britani.

Ai tha se qeveria detyrohet t?iu japë shpjegim të gjithë atyre që kanë vuajtur.

?E kuptoj plotësisht këtë dhe do ta bëjmë. Megjithatë, mendoj se tani nuk është momenti që të përqendrojmë sasi të madhe të kohës zyrtare në këtë?, tha Johnson.

?Por, ne po mësojmë mësime gjatë gjithë kohës?, shtoi ai.

Mbretëria e Bashkuar është e pesta në botë sa i përket numrit të të infektuarve me koronavirus: mbi 312,000.

Ajo është e para në Evropë me numër të viktimave: mbi 43,600.

Gjatë krizës me koronavirus, afro nëntë milionë punëtorë, ose më shumë se një e katërta e fuqisë totale punëtore, kanë humbur përkohësisht vendet e punës në Britani.

Kjo i ka kushtuar shtetit mbi 24 miliardë funta.

Vetë Johnson ka qenë i infektuar me koronavirus dhe për shërimin e tij është dashur të qëndrojë në kujdes intensiv.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BorisJohnson#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended