Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
Shkencëtarët mendojnë se një planet më i madh se toka gjendet në pikën më të largët të sistemit tonë diellor.

Tani një teleskop i ri mund të konfirmojë besimin e tyre dhe të ndryshojë hartën e sistemit diellor. Gjetja e provave se një planet më i madh se toka gjendet në skajet e sistemit tonë diellor, do të ishte një moment i madh. Por për astronomin Skot Sheppard, nga instituti i shkencës Karnegi në uashington, gjithcka është më e thjeshtë. Nuk është një moment i vetëm. Provat mblidhen me ngadalë ? thotë ai. Ai dhe një bashkëpunëtor në universitetin e arizonës, publikuan të parët dyshimin për një planet që nuk shihet në 2014 dhe provat vijuan të mblidheshin. Por, edhe kur pyetet se sa i bindur është ai se ka edhe një botë të re, që ai e quan planeti X ndërsa shumë astronomë të tjerë e quajnë planeti 9, ai thotë: Unë mendoj se ka më shumë gjasa që ai të ekzistojë se sa të mos ekzistojë. Në shumë qarqe të komunitetit astronimik ka entuziazëm për gjetjen e këtij planeti. Tani një teleskop i madh vëzhgimi, që ka marrë emrin e vera C Rubin, astronomes që në 1970 zbuloi disa prej provave të para për lëndën e errët, do të fillojë vëzhgimin e qiellit duke filluar nga viti i ardhshëm. Observatori Rubin, mund të zbulojë planetin e nëntë ose të provojë se ai është atje. Zbulimi i planetit do të ishte një triumf por edhe një katastrofë për teorinë aktuale se si sistemi diellor është krijuar. Pjesa e jashtme e sistemit diellor është e mbështjellë me mister. Sistemi diellor përmbledh një vëllim gjigand hapsire që fillon në orbitën e neptunit, rreth 30 herë më larg diellit se toka ose 30 njësi astronomike dhe shtrihet për rreth 100 mijë njësi astronomike. Kjo është thuajse një e treta e distancës nga dielli tek ylli tjetër më i afërt.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Teleskop#SkotSheppard#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended