Një studente e vitit të tretë në Fakultetin e Teknologjisë dhe Informacionit në Universitetin Politeknik është infektuar me Covid-19.
Në njoftimin drejtuar studentëve thuhet se studentja në fjalë, është e infektuar, si dhe lajmërohet për pezullimin e sezonit të verës. Por pas kontaktit me autoritetet drejtuese, si me rektorin e Universitetit Politeknik dhe dekanin e Fakultetit të Teknologjisë dhe Informacionit, Top Channel mësoi se vajza dyshohet të jetë me koronavirus, pasi nuk e ka kryer ende tamponin, por e ëma e saj ka rezultuar pozitive dhe janë karantinuar.
Fakulteti do të qëndrojë i mbyllur deri në vendimin e Institutit të Shëndetit Publik, teksa është anuluar provimi i sotëm, në lëndën e Inxhinierisë Informatike.
Nderkohe Universiteti Politeknik i Tiranës, ka marrë vendim që për shkak të situatës nga koronavirusi, të zhvillojë online sezonin e provimeve.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#UniversitetiPoliteknik#FTI#TopChannel