Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
Kryeministri Rama ka vendosur që t?i takojë të gjitha palët politike në Prishtinë pas aktakuzës që gjykata Speciale e Kosovës nxori për presidentin Hashim Thaçi dhe pasardhësin e tij në drejtimin e PDK, Kadri Veselin.
Para nisjes se takimeve njoftoi se qëllimi i vizitës dyditore është për të dëgjuar e mësuar më shumë mbi atë që ai e cilëson si fletë-rrufe speciale e që thotë se do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë, pasi praktiken e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre.
I pari që ka takuar ishte Fatmir Limaj drejtuesi i Nismës një tjetër ish- luftëtarë i UÇK të cilin gjykata speciale e ka marrë në pyetje së bashku me ish-kryeministrin Haradinaj, por që nuk ka një proces të hapur gjyqësor.
Gjatë kësaj të hëne Rama u takua me kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmanin ndërsa gjatë pasdites në axhendë ka planifikuar të bashkëbisedojë dhe me kryeministrin Hoti si dhe 2 të akuzuarit e gjykatës speciale, presidentin Thaçi dhe kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.
Në ditën e dytë në vizitës, zyra e shtypit e kreut të ekzekutivit shqiptar njofton se nuk do të mungojnë dhe takimet me 2 ish kryeministrat Kurti dhe Haradinaj.
Me Ramush Haradinaj ky do të jetë takimi i parë pas shkëmbimit të replikave në distancë dhe padisë që Rama ngriti kundër tij për shpifje, në lidhje me një marrëveshje për të copëtuar Kosovën.
Kryeministri Rama reagoi ashpër edhe javën e shkuar në parlament për aktakuzën ndaj presidentit Thaçi pak orë përpara se ai të nisjet për në Shtëpinë e Bardhë ku do të takohej me presidentin serb Vuçiç.
Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended