Me mijëra luftëtarë të huaj po i drejtohen qytetit libjan të Sirtes. Autokolona të tëra kaluan të djelën përmes qytetit Ajdabiya, të ndodhur pranë Benghazit, e po shkojnë fortesës së njohur libjane. Në mesin e tyre ka mercenarë nga Sudani e Cadi, si edhe me shumë se 3000 forca ruse, thotë Al Xhazira. Ata po shkojnë në ndihmë të komandanti ushtarak Khalifa Haftar, duke ngjallur reeagimin e qeverisë libjane të kryeministrit Fayez al-Sarraj, të njohur nga OKB-ja. Ky I fundit deklaroi se është I vendosur ? ti japë fund? pushtimit të qyteteve të Sirtes dhe Jufras. Sirte është vendlindja e ish diktatorit libjan, Muammar Gaddafi dhe konsiderohet vendbanimi i fundit I rëndësishëm përpara kufirit tradicional mes LIbisë perëndimore dhe asaj lindore. Forcat e Haftarit e pushtuan Sirten pa luftë në muajin janar pasi një prej milicive lokale libjane ndërroi krah. Përtej Sirtes gjendet aseti më I rëndësishëm strategjik I Haftarit, portet kryesore të eksportit të naftës. Al-Sarraj deklaroi së fundi se clirimi i këtij qyteti dhe atij të Jufras janë sot më urgjente se kurrë, e Haftari duket se po përgatitet për konfliktin duke dërguar përforëcime.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Libi#Mercenaret#TopChannel