I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka mirëpritur letrën, përmes së cilës disa deputetë të Parlamentit Europian kanë kërkuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, të vendosë në axhendë të Këshillit Europian çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën."Më në fund. Ky është një lajm i mirëpritur edhe nëse ka si qëllim vetëm disa biznese. Përqendrimi i SHBA-së në normalizimin ekonomik ka motivuar evropianët të ndërmarrin veprime. Ne jemi të lumtur t'i shohim ata duke marrë udhëheqjen", ka shkruar Grenell në rrjetin social Twitter.Gjermania pritet të marrë udhëheqjen e Këshillit Europian që nga 1 korriku.Deputetët kanë thënë në letrën dërguar Merkelit se Kosova i ka përmbushur kriteret e kërkuara dhe tani i takon BE-së që të përmbushe pjesën e saj të detyrimit.Kjo nuk është hera e parë që Grenell flet për nevojën e liberalizimit të vizave për Kosovën nga ana e Bashkimit uropian. Në 20 qershor ai gjatë një shkëmbimi të mesazheve në Twitter me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon pati kërkuar që ajo të mos e kritikojë administratën amerikane për çdo gjë, por të pwrqwndrohet në liberalizimin e vizave. Autoritetet në Kosovë thonw se kanë plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe presin që edhe BE-ja tani të mbajë fjalën dhe të liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Grenell#TopChannel