Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, urdhëroi ambasadoren e Bashkimit Europian atje që të largohet brenda 72 orësh. Dëbimi i Isabel Brilhante Pedrosas erdhi disa orë pasi BE-ja vendosi sanksione kundër 11 zyrtarëve të Venezuelës. Ata u saksionuan për veprime kundër Asamblesë kombëtare, të kryesuar nga udhëheqësi i opozitës, Juan Guaido. Guaido e ka shpallur veten president të përkohshëm vitin e kaluar, por nuk ka arritur ta largojë Maduron nga pushteti. Lideri i opozitës ka mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara. ?Nëse ata nuk mund ta respektojnë Venezuelën, atëherë duhet të largohen?, tha Maduro duke folur për zyrtarët e BE-së. Të hënën, Këshilli Europian tha se 11 zyrtarë të Venezuelës janë shtuar në listën e të sanksionuarve "për shkak të rolit të tyre në akte dhe vendime që dëmtojnë demokracinë dhe shtetin e ligjit në Venezuelë". Në total janë 36 zyrtarë të Venezuelës të sanksionuar nga BE-ja.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Debim#BE#TopChannel