• 6 years ago
Turqia do të përgatisë një projekt-ligj për të kontrolluar platformat e mediave sociale ose për t'i mbyllur ato dhe lajmin e ka dhwnw vetw presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Kreu i shtetit turk u shpreh se familja e tij ishte fyer në internet. Mw herwt, dhwndri i Erdoganit, ministri i Financave Berat Albayrak, njoftoi përmes nwTwitter se kishte lindur fëmija i tij i katërt, por aps kwsaj, e shoqja Esra u fue nga disa ndjekws, qw mw pas u arrestuan. Erdogan njoftoi Partia për Drejtësi dhe Zhvillim do të paraqesë një projekt-ligj për të kontrolluar përdorimin e mediave sociale, duke shtuar se një rritje e "akteve imorale" viteve të fundit është pasojë e mungesës së rregullave."Këto platforma nuk i përshtaten këtij kombi. Ne duam t'i mbyllim, t'i kontrollojmë ato duke sjellë një projekt-ligj në parlament sa më shpejt të jetë e mundur", ishte deklarata e tij. Erdogani shtoi se kompanitë e mediave sociale do të detyrohen të emërojnw përfaqësues në Turqi, për t'iu përgjigjur kërkesave ligjore, të cilat sipas tij, aktualisht janë injoruar. Muajin e kaluar, Ankaraja e kritikoi ashpër Twitterin për pezullimin e më shumë se 7,000 llogarive që mbështesnin presidentin Erdogan, duke thënë se kompania po njollos qeverinë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Erdogan#MediatSociale#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended