Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
Shumë po humbin para nga Covid 19, e në këtë listë bën pjesë dhe ylli I kinemasë, Robert de Niro. Aktri I famshëm hollivudian rrëfeu se pandemia i ka dhënë një goditje të fortë zinxhirit të restoranteve të tij Nobu dhe hotelit Greenwixh, të cilët prej muajsh janë mbyllur pjesërisht. Në prill, Nobu humbi tre milionë dollarë e në maj, edhe 1.87 milionë të tjera duke e detyruar de Niron të merrte hua sepse nuk kishte likuiditetin e nevojshëm për të paguar një grup investitorësh. Nga ana tjetër dhe ish bashkëshortja e tij, Grace Hightower, me të cilën aktori ka qenë i martuar për 11 vjet deri kur nisën procedurat e divorcit në 2018-tën, u ankua në gjykatë se ylli hollivudian I kishte reduktuar shumën e parave që duhet t`I paguajë. Avokatja e de Niros e mbrojti klientin e saj duke shpjeguar problemet e tij financiare, e tha gjithashtu se pakti mes ish bashkëshortëve ishte që de Niro t`I paguajë Hightower një milionë e gjysëm dollarë kur të ardhurat e tij kapërcejnë 15 milionë dollarët ne vit. Cështja sipas avokates është se tani që të ardhurat e tij kanë rënë, atëherë edhe kontributet mujore për ish gruan, do të zvogelohen.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RobertDeNiro#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended