Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
Pas 20 ditësh fushatë zgjedhore në të cilën partitë politike dhe koalicionet paraqitën platformat e tyre para qytetarëve, sot në mesnatë në Maqedoninë e Veriut nis heshtja zgjedhore përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të caktuara të mbahen të mërkurën.


Votimi për herë të parë këtë vit do të zgjasë tre ditë për shkak të situatës aktuale të Covid-19. Nesër do të votojnë ata të cilët janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv dhe personat të cilëve u është përcaktuar masa e vetizolimit. Votimin do ta kryejnë në shtëpi me ndihmën e një këshilli zgjedhor të veçantë të formuar nga KSHZ.

Personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, të sëmurët kronikë, të burgosurit e ata të cilët janë në arrest shtëpiak do të votojnë të martën, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Të mërkurën, në ditën e zgjedhjeve, votimi do të fillojë nga ora 07, por do të zgjasë deri në orën 21, pra dy orë më shumë se raundet e mëparshme zgjedhore. Zgjedhjet mbahen në një situatë të rënduar nga koronavirusi në vend.

Një ditë më parë, Maqedonia e Veriut regjistroi 8 vdekje, në mesin e të cilave edhe ajo e një vajze 24-vjeçare nga Tetova, e cila është njëkohësisht viktima më e re e Covid-19 në vendin fqinj. Sipas burimeve mjekësore, vajza nuk ka pasur asnjë sëmundje tjetër kronike.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Macedonia#Zgjedhjet#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended