Lajme Arkiva - Tv Klan 2000
Shtufi është një ndër materialet e ndërtimit, që përdoret si për rrugët ashtu edhe për banesa. Kjo lloj rëre zëvendëson plotësisht rërën e lumit, madje në rastin e rrugëve specialistët thonë se është më e preferuar. Për këtë arsye firma italiane që po ndërton superstradën nga Tirana në Durrës, e ka marrë shtufin në disa kodra të Shkallnurit në Durrës.
Për të transportuar gjithë këtë sasi rëre në kohë sa më të shkurtër janë përdorur makina shumë të mëdha, që kanë shkatërruar rrugën.
?Këto janë makinat e firmës që marrin zhavorr këtu dhe e prishën rrugën. Rruga ka qenë e mirë edhe pse sipërmarrësi i firmës premtoi se do ta rregullojë rrugën, si s?bëri gjë?.
Çdo ditë këtu kalojnë dhjetë makina të tonazheve të mëdha, duke prishur rrugën prej dy kilometrash nga ajo nacionale Plepa-Tiranë. Firma ka premtuar se pas përfundimit të punimeve do të shtrojë rrugën e prishur të fshatit, por ky është vetëm premtim me gojë, marrëveshje në letër nuk ka./tvklan.al
Gazetare ? Holta Zhiti
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/