Te gjithe drejtuesit e mjeteve qe jane kapur me shkelje nga policia rrugore gjate qarkullimit rrugore, nuk do të presin më në radhë për të paraqitur ankesat po pretendimet e tyre. Sherbimi tashmë do të ofrohet online përmes potalit e-albania, dhe zyrat përkatëse pranë zyrave të qarkullimit rrugor. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i shoqeruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu gjate inspektimit te punën e OASH në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë, tha se këto zyra ketej e tyutje do të jenë të mbyllura pasi shërbimi do jete online-
Qëllimi i kësaj mase është që të eliminojmë detyrimin e qytetarëve për t?u paraqitur në zyra. Nga sot qytetarët, - ata që kanë bërë shkelje të rregullave të qarkullimit, - kanë të drejtën që të gjithë dokumentacionin që duan t?i paraqesin OASH-së, t?ia paraqesin online, përmes e-albania, dhe të kursejnë ardhjen, pritjen dhe humbjen e kohës pranë këtyre zyrave. Me këtë hap, ne, së pari bëjmë një shërbim për qytetarët, së dyti eliminojmë edhe një mundësi kontakti të drejtpërdrejtë të qytetarëve me komisionet përkatëse. Në mënyrë që të evitojmë të gjitha risqet e mundshme, që kanë gjasa të zhvillohen në këto situata. Lehtësimi i shërbimeve për qytetarët në të njëjtën kohë është edhe një lloj shtrëngese për ata që shkelin rregullat për arsye se tashmë mundësi e kontaktit bëhet zero. Pra, nuk kanë mundësi të ?negociojnë? me asnjë lloj Komisioni.
Ministri Lleshaj duke u bere thirrje drejtuesve te mjeteve qe te tregojne kujdes në qarkulli9min rrugore, tha se ndryshimi formës së ankesave është një masë që do ta lehtësojë barrën e qytetarëve shkelës, por edhe do të rrisë më shumë rigorozitetin e vendimmarrjes së komisioneve, të cilat tashmë nuk do ta kenë më përballë qytetarin.
Me këtë rast theksoj dhe kërkoj edhe njëherë forcim të ndërgjegjes qytetare për sjellje të përgjegjshme në rrugë. E kam thënë edhe herë të tjera publikisht që aksidentet rrugore janë një ndër shkaqet kryesore të humbjes së jetës, janë vrasës më i madh se sa vetë vrasësi. Kështu që të gjitha masat që merren në këtë drejtim janë masa në funksion të jetës. Jo vetëm me këtë masën e sotme, ne do të vazhdojmë së shpejti të paraqesim në qeveri dhe në Kuvend ndryshimet e reja në Kodin rrugor, të cilat po ashtu do t?i shtojnë kërkesat por edhe masat ndaj atyre që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor me synimin e madh që të vazhdojmë të ecim drejt axhendës së reduktimit maksimal të shifrave të aksidenteve dhe dëmeve të tjera në qarkullimin rrugor.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shu...