Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
John Legend, nuk ka më asgjë për të fshehur! Këngëtari amerikan ka folur për herë të parë për tradhëtitë e tij në të shkuarën gjatë një interviste për ?Armchair Expert?.

Fituesi i çmimit ?Grammy? tregoi se gjatë të 20-tave nuk ishte aspak besnik në një lidhje, por gjërat ndryshuan kur u njoh me Chrissy Teigen, bashkëshorten aktuale me të cilën u martua në vitin 2013.
?Kam histori të tmerrshme tradhëtie në të kaluarën. Kur isha në gjimnaz dhe në shkollë të lartë isha më i ri se të tjerët prandaj nuk merrja shumë vëmendje. Kur nisa ta merrja pak më vonë vëmendje, më pëlqeu shumë. Ndërkohë që isha në një marrëdhënie, tradhëtoja. Isha padiskutim i pasinqertë dhe egoist?Kjo ndodhi para se të bëhesha i famshëm,? u shpreh 41 vjeçari.

Megjithatë, Chrissy, me të cilën ka edhe dy fëmijë, Luna e Miles, i dha menjëherë shkëndija e patën kimi midis tyre. Ajo e bëri të kuptojë se ndjehej më i lumtur kur ishte i sinqertë.

?Je më i lumtur kur je besnik dhe je i dashuruar vetëm me një person. Në atë moment, vendosa se ai person ishte Chrissy. Vendosa të mos përzihesha më me asnjë tjetër,? shtoi John.

I pyetur nëse ndjen ndonjëherë presion në lidhjen e tij, duke konsideruar se ai dhe Teigen janë një nga çiftet më të komentuara të HollyWood, Legend u tregua tepër i sinqertë e tha se kjo është një arsye më shumë që ai mos të gabojë, pasi do të ishte ?vetëvrasje karriere?.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JohnLegend#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended