Sektori i turizmit po funksionin me 20 përqind të kapacitetit si pasojë e mungesës së turistëve, ndërsa katër muaj nga pandemia, afro 1 mijë biznese janë mbyllur në Durrës. Pavarësisht çarterave me turistë që kanë filluar të vijnë në vendin tonë, situata paraqitet e zymtë dhe projeksionet në vazhdimësi mbeten të njëjta.
?Nje mijë biznese, pak a shumë janë të mbyllura vetëm në periudhën e post-covid. Kur duhet t?iu rikujtoj që një pjesë e mirë e bizneseve pati probleme dhe si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti?.
Shqetësuese mbetet rritja e numrit të të papunëve, ku shumë biznese punojnë me staf të reduktuar, ndërsa ato turistike ndryshe nga sezonet e kaluara nuk kanë të punësuar sezonal duke e çuar në afro 25 mijë numrin e të papunëve.
?Kanë filluar ridimensionimin e aktivitetit, duke u përshtatur me situatat e reja. Kjo ka shkaktuar rritjen e numrit të të papunëve dhe uljen e nivelit të prodhimit?.
Efektet negative pritet të ndjehen edhe në vazhdimësi, ndaj për të shpëtuar nga thellimi i krizës biznesit i duhet një paketë e re rimëkëmbje.
Sektori i turizmit mbetet më i godituri nga pandemia, pavarësisht se qeveria i ka hapur plazhet që nga fillimi i Qershorit.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/