Me përfundimin e zgjedhjeve, morën fund pa filluar mirë edhe projektet infrastrukturore në shumë komuna. Rindërtimi i rrugëve apo projekteve për ujësjellësin dhe kanalizimin kanë mbetur përgjysmë thonë banorët. Sipas tyre, aktivitetet ndërtimore në teren kishin për qëllim fitimin e pikëve politike në prag të zgjedhjeve dhe shprehen skeptik se ato do të përfundojnë.