Moratorium që ndalon gjuetinë e kafshëve të egra përfundon në vitin 2021, por ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi është i mendimit se ky moratorium duhet të shtyhet edhe 5 vjet te tjera. Këtë ide ai e parashtroi në Divjakë ku gjendej për inaugurimin e spitalit të shpendëve.
? Unë do të loboj fort që në citin 2021 të rivendosim përsëri moratoriumin 5 vjeçarë të ndalimit të gjuetisë dhe së bashku me mortoriumin për ndalimin e prerjes së pyjeve të jemi në një vend i cili mbron në mënyrë të theksuar natyrën shqiptare?.
Efektet e moratoriumit sipas ministrit janë të qarta teksa shikon ndryshimin në florën dhe faunën e vendit, rritjen e konsiderueshme të numrit të shpendëve dhe kafshëve të egra.
Gjithashtu ministri kërkoi nga strukturat përkatëse që të vijojnë monitorimet për ata që mbajnë të izoluara kafshët e egra dhe në restorantet që tregojnë mish të këtyre kafshëve.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/