• 6 years ago
Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, qëndron pas helmimit të tij të dyshuar.


?Pohoj se Putin qëndron prapa krimit dhe nuk mund të ketë një version tjetër për atë që ka ndodhur?, tha Navalny për gazetën gjermane Der Spiegel.

Navalny është sëmurë në një fluturim nga Siberia në Moskë më 20 gusht dhe ka kaluar gati tri javë në gjendje kome.

Dy ditë më vonë, ai është transferuar në spitalin Charite të Berlinit, ku mjekët kanë gjetur gjurmë të agjentit nervor Noviçok në trupin e tij.

Gjetjet e tyre janë konfirmuar në mënyrë të pavarur nga laboratorët në Francë dhe në Suedi.

Kremlini e mohon helmimin e Navalnyt dhe Qeveria ruse i ka rezistuar presionit ndërkombëtar për të hapur hetime në lidhje me rastin.

?Ju nuk ndjeni asnjë dhimbje, por e dini që po vdisni?, tha Navalny, teksa rrëfeu për gazetën Der Spiegel momentin kur ?agjenti nervor ka filluar të ketë efekt?.

Navalny, i cili është liruar nga spitali në Berlin, por vazhdon të mbetet në Gjermani, tha se do të kthehet në Rusi.

?Detyra ime tani është të qëndroj i patrembur. Dhe, unë nuk kam frikë?, tha Navalny.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AlexeiNavalny#VladimirPutin#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended