Që policia ka dështuar në shumë operacione të saj për kapjen e të kërkuarve si autorë të veprave të ndryshme penale nuk është një gjë e re, por kur dështimet vijnë nga dekonspirimet policore problemi është më shumë se serioz.
Artan Shkëmbi u pezullua nga detyra, sepse juridikisht, sipas SPAK ka nxjerrë sekretin hetimor, ndërsa në gjuhën më të thjeshtë ka dekonspiruar një aksion për të cilin Policia do vepronte në bazë të ligjit special për verifikimin e pasurive. E aq më tepër që për personin që ai ka nxjerrë sekretin hetimor, interesimi ishte nga një agjenci ligjzbatuese e një vendi të Bashkimit Evropian ? shkruan gazeta Shqip.
Por, në kohë të ndryshme Policia ka pasur gjithnjë një ?spiun? të saj. Ka pasur edhe mjaft përjashtime për arsyen se janë verifikuar si dekonspirues të operacioneve. Por a janë larguar të gjithë ?tradhtarët? ? shtrohet pyetja në shkrimin e gazetës Shqip.
Krerët më të lartë të Policisë së Shtetit, të pyetur për Shkëmbin, por edhe të tjerë në veprime të tilla me qëllim përfitimi thonë se ka ende efektivë të nivele të larta, apo të mesme e më poshtë që ?shesin? Policinë.
Referuar shifrave, vetëm në 4 vitet e fundit, janë depozituar 245 denoncime me fakte e pamje konkrete, që provojnë lidhjet e elementëve të policisë me ?pushtetin? e krimit në Vlorë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Fier, Gjirokastër.
Një pjesë e denoncimeve janë marrë në shqyrtim nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të shoqëruara me masa administrative. Më konkretisht për vitin 2019, janë mbyllur praktikat shkresore për hetimin disiplinor ndaj 32 punonjësve. 22 prej tyre janë ndëshkuar me masa të lehta nga të cilat 21 më vërejtje dhe një vërejtje me shkrim.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SPAK#Policia#TopChannel