Nga shtëpia e të moshuarve në Tiranë, ministrja Manastirliu ka konfirmuar se kjo grupmoshë ashtu si edhe punonjësit që punojnë në këto institucione do të përfitojnë nga programi i vaksinimit ndaj gripit. ajo vizitoi këtë institucion social në ditën ndërombëtare të të moshuarve ku vlerësoi punën e kujdestareve për punën dhe sakrificën e bërë në këto muaj të vështirë të pandemisë, Manastirliu tha se është ndjekur strategjia e duhur për mbrojtjen e të moshuarve në qendrat e kujdesit social.
?Të moshuarit do të përfitojnë vaksinën e gripit, po ashtu edhe për të gjithë kujdestarët dhe stafet në qendrat e përkujdesit social do të kryhet vaksinimi ndaj gripit falas, për t?u mbrojtur nga viruset stinore, duke ditur që mund të ketë dhe një mbivendosje të viruseve për shkak të COVID19. Keni kaluar një kohë të vështirë, ku edhe ju si punonjëse të kujdesit social keni qëndruar të izoluar, por është një sakrificë e madhe që është bërë për shëndetin e të moshuarve në qendrat e kujdesit, në shtëpitë e foshnjave, të personave me aftësi të kufizuar në të gjithë vendin. Ja kemi dalë falë punës tuaj dhe strategjisë së ndjekur për të mbrojtur shëndetin e të moshuarve?
Ministria e Shëndetësisë deklaroi një ditë më parë se ka siguruar 368 mijë doza vaksine, të çertifikuara dhe të siguruara përmes partnerëve ndërkombëtarë, të cilat kanë mbërritur më herët se vitet e tjera, duke nisur procesin e vaksinimit falas për grupet e riskut. sipas kalendarit të përcaktuar ng ISHP, procesi i vaksinimit nisi në 30 shhator me personelin shëndetesor për të vi8juar me grupet e tjera të riskut edukatorët, arsmitarët, të moshuarit mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna, fëmijët 2-5 vjeç, etj.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OgertaManastirliu#Vaksinat#TopChannel