Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar planet për ligje më të ashpra për të luftuar atë që ai e quajti separatizëm islamist dhe mbrojtur vlerat laike. Në një fjalim, ai tha se një pakicë e rreth 6 milionë myslimanëve të francës rrezikojnë të krijojnë një anti-shoqëri.
Propozimet e tij, përfshijnë edhe mbikqyrje më strikte të arsimit dhe kontrollit të financimeve të huaja për xhamirë.
Ai ka qenë nën presion për të adresuar islamizmin radikal në mesin e frikës për sigurinë. Por komentet e tij janë dënuar nga disa aktivistë myslimanë, që e akuzuan atë se po përpiqet të shtypë islamin në vend. Bazuar në parimet strikte të laicizmit në francë, qeveria është e ndarë me ligj nga institucionet fetare. Ideja është që njerëz të besimeve dhe feve të ndryshme, janë të barabartë para ligjit. Vendi po ashtu ka edhe popullatën më të madhe të myslimanëve në evropën eprëndimore. Shumë ankohen se autoritetet e shfrytëzojnë laicizmin për ti vendosur ata nën shënjestër, psh duke ndaluar percen. Por, të premten, Macron tha se islami radikal është një rrezik për francën sepse i vendos ligjet e veta mbi të tjerën dhe shpesh rezulton në krijimin e një anti-shoqërie. Ai tha se kjo formë besimi shpesh bën që fëmijët të mbahen larg shkollës, sporteve dhe aktiviteteve të tjera, si pretekst për të mësuar parimet që nuk shkojnë konform ligjeve të republikës. Masat e njoftuara nga presidenti do të jenë pjesë e një pakete që do të dalë në parlament para fundit të vitit.
Pamjet: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Macron#TopChannel